Kur një djalosh i ri i afrohet sportit, ai duhet të gjejë trajnerët (mësuesit) e duhur, që janë aty jo vetëm për t’iu shpjeguar gjestet teknike, por shumë më tepër se kaq në planin njerëzor. Një vizion që nuk është i këtij trajneri të futsallit (futbollit 5×5), i cili u shkarkua për kryerjen e një ushtrimi të dhunshëm.
Ai goditi vazhdimisht një portier të mitur në fytyrë dhe trup me topa, pa mundur të mbrohej ky i fundit, teksa synonte të forconte rezistencën e tij ndaj sulmeve kundërshtare. Sidoqoftë, trajningu ka një kufi, që duket se është tejkaluar në masë të madhe nga trajneri në fjalë, i cili ka dashur t’i fusë në gjak djaloshit tensionet e lidhura me rezultatin, me metoda të papranueshme.
Burri, një trajner i AST-Futsal në Santo Tirso, Portugali, u shkarkua nga drejtuesit e klubit për përdorimin e dhunshëm të teknikës së stërvitjes së portierëve. Në pamjet e regjistruara në një video, shohim se trajneri, nga një distancë shumë e afërt e gjuan topin disa herë në fytyrën e portierit, me këtë të fundit pa reaguar dot për të mbrojtur fytyrën e tij, diçka që dukshëm është e ndaluar.
Historia nuk mund të kalonte pa u vënë re dhe t’i kushtonte trajnerit punën. “Associação de Santo Tirso de Futsal” (AST) lëshoi një deklaratë në të cilën “dënon ashpër” incidentin që përfshin një nga trajnerët e saj. Në shënim, AST distancohet nga episodi dhe nënvizon se ka qenë një “incident i izoluar”, i cili “ka bërë që autorit t’i mohohet hyrja në të njëjtat ambiente”.
Treinador de Santo Tirso despedido após ser filmado a fazer isto… pic.twitter.com/6aupPMQWO2
— Futebol Divertido (@FutebolDiverti) September 26, 2024