“Super Bowl 2024”: Kansas City Chiefs mbron titullin, Patrick Mahomes merr trofeun MVP

12 Shkurt 2024
8:18
Telesport
back button

Skuadra e Kansas City Chiefs fitoi sot për të katërtën herë në historinë e saj trofeun e madh të Super Bowl. Ekipi nga Misuri mundi në finalen e madhe të luajtur në Las Vegas rivalët e San Francisco 49ers.

Ndeshja u vendos pas kohës shtesë, me Chiefs që fituan 25-22, duke mbrojtur kështu titullin e fituar vitin e kaluar. Mahomës u shpall MVP i finales, titull që e fiton për të tretën herë në karrierën e tij.

Ndeshje shumë e ekuilibruar, ku mbrojtjet e dy skuadrave ishin protagonist, sidomos në pjesën e pare. Kjo situatë favorizoi San Francisco, të cilët ishin të mirë në bllokimin e kundërshtarëve të detyruar të kufizoheshin në një gol nga fusha e Harrison Butker.

Kalifornianët përfunduan gjysmën e parë të lojës me rezultatin 10-3 falë një goditjeje nga Trent McDuffie në çerekun e dytë. Një pjesë e dytë krejtësisht ndryshe për njerëzit e Andy Reid, të cilët gjetën përfshirje më të madhe te Travis Kelce, i cili u drejtua më së miri nga Patrick Mahomes.

Çereku i fundit ishte shumë intensiv me të dyja skuadrat që mbyllën kohën e rregullt në barazim 19-19. Në shtesë, lojtarët e Kansas shfrytëzuan mundësinë me një goditje për të vendosur rezultatin në 25-22.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit