Supersfida e Serie A, Lazio-Inter. Formacionet zyrtare, Inzaghi zgjedh më të mirët

16 Dhjetor 2024
20:25
Telesport
back button

Është një natë yjesh dhe gare titulli sonte në Olimpico të Romës. Lazio, ekipi zbulim i kësaj pjese të parë të Serisë A, pret kampionin e Italisë, Interin. Dy skuadrat janë të barabarta me 31 pikë në renditje, edhe pse zikalterit kanë një ndeshje më pak, atë kundër Fiorentinas. Fillimi në orën 20:45: drejton arbitri Daniele Chiffi nga seksioni i Padovës. Më poshtë janë formacionet zyrtare për këtë ndeshje.

Marco Baroni konfirmon surprizën Pedro, titullar mes Isaksen dhe Zaccagni: të dy janë kthyer nga minuta e parë. Me Noslin të konfirmuar si sulmues referues, Patric fiton balotazhin me Romagnolin – të dy mbërritën në ndeshje të lënduar – së bashku me Gila në qendër të mbrojtjes bardhekalter.

Simone Inzaghi bën pesë ndryshime në krahasim me formacionin fillestar të parë në Champions League kundër Bayer Leverkusen. Lautaro rikthehet në formacionin fillestar përkrah Thuram në sulm, ashtu si Barella, Mkhitaryan, Dumfries dhe Dimarco.

LAZIO (4-2-3-1): Provedel; Marusic, Gila, Patric, Tavares; Guendouzi, Rovella; Isaksen, Pedro, Zaccagni; Noslin.
Trajner: Marco Baroni

INTER (3-5-2): Sommer; Bisseck, De Vrij, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Lautaro.
Trajner: Simone Inzaghi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit