Surpriza në sllallomin gjigant, Luitz mposht me “fotofinish” kampionin e botës

3 Dhjetor 2018
18:59
Telesport
back button

Gara e sllallomit gjigant për meshkuj zhvilluar në pistën e amerikane të Beaver Creek dhe e vlefshme për Kupën e Botës në ski ka dhuruar jo pak surpriza. Duke nisur nga fituesi, gjermani Stefan Luitz, që triumfoi pas dy zbritjeve, duke dhënë kohën e përgjithshme 2’36”38. Ai arriti të rikuperojë disavantazhin që kishte pas zbritjes së parë, duke l;ënë pas kampionin e botës në fuqi, austriakun Marcel Hirscher, i dyti.

Ndërsa në vendin e tretë u rendit skiatori zviceran Thomas Tumler, një tjetër emër surprizë, që për herë të parë ngjitet në podiumin e nje gare të Kupës së Botës. Për sa i përket renditjes së përgjithshme të Kupës së Botës, kryeson austriaku Max Franz, me 238 pikë, 11 më shumë se zvicerani Mauro Caviezel. Në vendin e tretë pozicionohet një tjetërskiator austriak, Vincent Kriechmayer, me 211 pikë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit