Surpriza në turneun Masters të Shangai: Eliminohet Djokovic, dy kushërinj në finale për trofeun

11 Tetor 2025
17:23
Telesport
back button

Tenisti serb Novak Djokovic është eliminuar në gjysmëfinalet e turneut Master të Shangai. Ai u mund sot 2-0 (6-3, 6-4) nga spanjolli Valentin Vacherot, që shtë numri 204 në botë.

Problemet fizike dhe një dëmtim që serbi pësoi në këtë ndeshje ndikuan në këtë humbje, duke mos patur mundësi të avancojë në finale. Vacherot bëhet tenisti me renditjen më të dobët që arrin në finalen e një turneu Masters.

Në finale ai do të përballet me spanjollin Arthur Rinderknech, që është numri 54 në botë. Në gjysmëfinale ai mundi 2-1 rusin Daniil Medvedev (4-6, 6-2, 6-4), një fitore me përmbysje.

Interesant fakti se dy finalistët janë kushërinj mes tyre, dy emra thuajse të panjohur për elitën e këtij sporti. Vacherot, nëse fitore, do të ngjitet në vendin e 39-të në botë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit