Svindal triumfon në garën e super-gjigantit, merr kryesimin e Kupës së Botës

14 Dhjetor 2018
15:33
Telesport
back button

Në pistën italiane të Val Gardena u zhvillua sot gara e super gjigantit për meshkuj në ski, garë e vlefshme për Kupën e Botës. Kohën më të shpejtë pas dy zbitjeve e realizoi skiatori norvegjez Aksel Lund Svindal, që ndali kronometrin në 1’28”65. Në vendin e dytë u klasifikua skiatori italian Christof Innerhofer dhe në të tretin skiatori tjetër norvegjez Kjetil Jansrud.

Për sa i përket renditjes së përgjithshme, në krye të saj është ngjitur pikërisht Svindal, në kuoptën e 297 pikëve. Ai ka zbritur në vendin e dytë kampionin e botës Marcel Hirscher, me 17 pikë më pak, ndërsa në vendin e tretë klasifikohet austriaku tjetër Max Franz. Garat e Kupës së Botës do të vijojnë këtë fundjavë në pistën italiane me zbritjen e lirë.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit