Shumë raste të shpërdoruara, një gol me penallti, që vlen tri pikë të çmuara. Fitore me vuajtje, por vendi i dytë në grup është i yni për momentin. “Dhuratë” edhe e Anglisë, që shkatërroi 5-0 serbët në Beograd. Sylvinho bëri këtë analizë të asaj që ndodhi mbrëmë në “Arena Kombëtare”:
“Kemi luajtur një ndeshje shumë të vështirë me Letoninë. Ata kanë luajtur një ndeshje shumë të ngjashme me ne dhe ndaj Serbisë. Është një kundërshtar i vështirë dhe fizikisht i fortë. Nëse me këtë kundërshtar nuk arrin dot të shënosh golin e dytë, mund të rrezikosh deri në fund të ndeshjes. E kemi vënë studiuar Letoninë edhe me Serbinë dhe Anglinë, mund të jetë e rrezikshëm edhe në dy raste që mund të ketë.
Përsa i përket lëvizjeve në formacion, bëmë ndryshime me Bajramin, pasi mund të luajë jashtë zone dhe të depërtojë. Në pjesën e dytë Broja kishte hapësira në sulm, bëri disa kundërsulme. Ai ka ndryshuar klub dhe e ka të vështirë të tregojë veten me aq pak minuta në kombëtare. Nuk është një ‘9’ tipik, por mund të bëjë mirë duke depërtuar në zonë. Jam shumë krenar për lojtarët e mi.
Jemi stërvitur 10 ditë për dy ndeshjet. E kemi parë ndeshjen e kaluar të Letonisë dhe Serbisë, por nuk mund të them se e kam në mendje. Pas tri ditësh vazhdon puna për të parë se çfarë do të bëjmë në ndeshjen ndaj Serbisë, në tetor.
Asllani është një djalë shumë i mirë dhe po bën mirë me ekipin e tij të ri. Nedim Bajrami ka bërë një rikthim shumë të mirë ditën e sotme. Ai dhe Asani po punojnë shumë dhe me kokën ulur për të pasur rezultate”.








