Kur të vjen mundësia, hapi derën! Kjo ishte përmbledhja e konferencës së parë për shtyp të portierit Wojciech Szczesny gjatë prezantimit të tij si lojtari më i ri i Barcelonës.
Pas aventurës së mbyllur me një shije të hidhur te Juventusi, polaku do të zëvendësojë Marc-Andre ter Stegen, i dëmtuar deri në fund të sezonit.
“Lewandowski është i pari që më telefonoi për këtë mundësi. Bisedova me familjen dhe miqtë e mi përpara se të pranoja ofertën. Mendova se nuk duhej ta lija këtë shans të fundit në karrierë”, tha ai.
Gardiani polak nuk ka bërë negociata të thelluara për pagën te Barcelona. Ai ka preferuar një aventurë të re dhe kaq ka mjaftuar për të, jo aspekti financiar.