Talebanët ndryshojnë fytyrë, përgëzojnë kombëtaren e kriketit pas fitores me Skocinë

28 Tetor 2021
11:03
Telesport
back button

Një ditë më parë, kombëtarja afgane e kriketit arriti të mposhtë 190-60 në Emiratet e Bashkuara Arabe kombëtaren e Skocisë në ndeshjen inauguruese të Botërorit T20. Një fitore që ngrohu sadopak zemrat e një shteti të shkatërruar dhe që prej dy muajsh ndodhet në kaos, pas pushtimit nga ana e talebanëve.

Ky ishte eventi i parë ndërkombëtar sportiv i Afganistanit që kur talebanët morën pushtetin dhe kjo fitore është mirëpritur nga ata. Zëdhënësi i qeverisë afgane, Zabihullah Mujahid, në rrjetet sociale shkroi: “Përgëzime të gjithë afganëve për fitoren në botërorin e kriketit”.

Ndërsa Suhail Shaheen, përfaqësuesi i ngarkuar për marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara, tha: “Urime djema. Urojmë që Allahu t’ju jetë pranë në fitoret e tjera”. Mesazhe inkurajuese këto nga talebanët për sportin edhe pse kohët e fundit qindar sportistë janë larguar nga Kabuli, kryesisht femra.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit