Tardelli, i ashpër me çështjen “Balogun”: Vetëm Maradona u përball me FIFA-n, të gjithë ne ishim frikacakë…

7 Korrik 2026
12:02
Alfred Lleshi
back button

“Balogun Gate” nuk pati pasoja në fushë, pasi SHBA u eliminuan në 1/8 e Botërorit nga Belgjika me rezultatin 4-1. Sidoqoftë, vendimi i diskutueshëm i FIFA-s për të pezulluar skualifikimin e sulmuesit amerikan pas kartonit të kuq krijoi një precedent dhe shkaktoi zemërim në botën e futbollit.

“Gjëja e rëndë është se lojtarët nuk hapën gojën”, – deklaroi Marco Tardelli në programin “Notti Mondiali” të “Rai”.

Duke folur për rastin “Balogun”, ai kritikoi heshtjen e futbollistëve dhe sindikatave: “E vetmja gjë e rëndë është që lojtarët dhe shoqatat e tyre, italiane dhe jo vetëm, nuk folën”.

Tardelli shtoi: “I vetmi lojtar që bëri diçka kundër FIFA-s ishte Diego Maradona”.

Më pas pranoi fajin edhe për veten: “Ishim ne frikacakët që nuk u rreshtuam me Diegon në kritikat e tij ndaj FIFA-s. Edhe unë e fus veten brenda, nuk e besova. Nuk e bëmë dhe tani po paguajmë për atë që nuk bëmë”.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit