“Të zhgënjyer nga barazimi, mund të kishim bërë tri gola por topi s’donte të hynte”

23 Tetor 2024
11:53
Telesport
back button

PSG arriti një tjetër rezultat zhgënjyes në Champions League, duke barazuar 1-1 në fushën e tij ndaj PSV Eindhoven. Aktualisht, skuadra kampione e Francës është në vendin e 17-të në Champions, me 4 pikë pas tri sfidave të para.

Shumë kritikojnë mungesën e cinizmit të skuadrës së Luis Enrique, e cila të paktën mori barazimin falë golit të ish-lojtarit të Inter, Achraf Hakimi. Ky i fundit, që realizoi golin e barazimit, ka komentuar këtë rezultat, që e konsideron të dobët në fushën e tij.

Ne shënuam një gol, por mund të kishim shënuar të paktën edhe tri të tjerë. Ishte një ndeshje e çuditshme. Ne bëmë gjithçka për të fituar, krijuam shumë raste shënimi por dukej se topi nuk donte të hynte në portë”, tha Hakimi.

Duke folur për paraqitjen e tij, lojtari i PSG u shpreh: “Unë jam mbrojtës i krahut, por trajneri më jep besim. Mundohem të arrij në metrat e fundit të fushës për të ndihmuar ekipin me krosimet e mia”.

Jam i lumtur për golin, por jo për rezultatin e ekipit. Ne dominuam ndeshjen , por shënuam vetëm një gold he morëm vetëm një pikë. nuk ishte ky rezultati që synonim”, u shpreh Hakimi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit