Tek Inter besojnë të titulli, reagon sulmuesi: Të fitojmë edhe 8 ndeshjet e mbetura

31 Mars 2025
8:59
Telesport
back button

Inter dhe Napoli duket se kanë mbetur dy skuadrat e vetme që luftojnë për titullin kampion në Serie A këtë sezon. Të dyja fituan në ndeshjet e fundit dhe zikaltërit ruajnë avantazhin prej 3 pikësh ndaj napoletanëve.

Sulmuesi austriak i Inter, Marko Arnautovic, protagonist me një gol në fitoren 2-1 ndaj udinese, tha: “Duhet të shikojmë veten tonë dhe jo rivalët tanë. Nuk mund të bëjmë asgjë për të tjerët”.

Duhet të mendojmë për të fituar tetë ndeshjet e mbetura të Serie A dhe në fund do të shohim se ku jemi. Skuadra e di dhe ndjen momentin. Ne do të përpiqemi të marrim titullin kampion”, tha Marko Arnautovic në një intervistë për Sky.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit