“Telenovelës” Davies i vjen fundi, kanadezi nuk do të transferohet te Reali

8 Janar 2025
16:25
Telesport
back button

E ardhmja e Alphonso Davies është kthyer në një “telenovelë” të vërtetë prej disa muajsh. Kanadezi është në muajt e fundit të kontratës që i skadon këtë sezon dhe ka pasur shumë spekulime për të ardhmen e tij.

“SkySport DE” raporton se këtë javë drejtuesit e Bayern Munich kanë lënë një takim me menaxherin e Davies, Nick Househ, ku do të finalizohet marrëveshja mes dy palëve për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre.

Për kanadezin ka pasur një interes të vazhdueshëm nga klubet e mëdha, sidomos Real Madridi, por duket se Bayern nuk mund të heq dot dorë nga një prej lojtarëve të saj më kryesor.

Kujtojmë se Davies u transferua te bavarezët në vitin 2018 dhe deri më tani ka luajtur 216 ndeshje dhe ka shënuar 12 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit