Ter Stegen ndahet nga gruaja pas 8 vitesh martesë, çifti e zyrtarizon divorcin përmes deklaratës së përbashkët

7 Mars 2025
8:39
Alfred Lleshi
back button

Portieri i Barcelonës, Marc-André ter Stegen, ka njoftuar se ai dhe bashkëshortja e tij, Daniela, janë ndarë pas gati 8 vitesh martesë. Portieri gjerman e filloi lidhjen me Daniela Jehle në vitin 2012, kur ende luante për Borussia Mönchengladbach.

Jehle e ndoqi Ter Stegen në Barcelonë, kur iu bashkua klubit katalanas në vitin 2014 për mbi 10 milionë euro. Çifti u martua më 15 maj 2017 në një ceremoni të vogël pranë Barcelonës, përpara se të bënin dasmën në një kishë të Toskanës. Ter Stegen dhe Jehle kanë dy fëmijë së bashku.

Çifti e konfirmoi ndarjen përmes një deklarate të përbashkët në rrjetet sociale: “Pas një reflektimi të kujdesshëm, Dani dhe unë kemi vendosur të ndjekim rrugë të ndryshme. Ky nuk ka qenë një vendim i lehtë, siç mund ta imagjinoni, por besojmë se është hapi më i mirë për ne.

Fokusi ynë i përbashkët është të bëjmë atë që është më e mira për fëmijët tanë, duke u siguruar që ata të kenë një mjedis të dashur dhe të qëndrueshëm. Ne mbetemi të përkushtuar të bashkëpunojmë si prindër dhe ta trajtojmë njëri-tjetrin me respekt e vlerësim, siç kemi bërë gjithmonë.

Gjatë kësaj periudhe të vështirë për ne, ju lutemi të tregoni mirëkuptim dhe të respektoni privatësinë tonë, veçanërisht atë të fëmijëve tanë”.

Ter Stegen është aktualisht në fazën e rikuperimit nga një dëmtim në gju që pësoi në një ndeshje kundër Villarrealit, në shtator. 32-vjeçari pësoi një këputje të plotë të tendinit patelar në gjurin e djathtë. Gjermani shprehu këtë javë shpresën se mund të rikthehet në fushë më vonë, gjatë këtij sezoni.

tersteg

Lajme të tjera

Lajmet e fundit