Ayyoub Bouaddi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë në barazimin 1-1 mes Brazilit dhe Marokut. Mesfushori maroken bëri një paraqitje shumë të mirë ndaj pesë herë kampionëve të Botës, si dhe në fund ishte një nga lojtarët më të vlerësuar.
18-vjeçari që luan te Lille, ka kohë që ndiqet nga Real Madrid dhe drejtuesit e “Los Blancos” janë bindur për cilësitë dhe talentin e tij, sidomos pas paraqitjes së fundit ndaj Brazilit.
Po ashtu trajneri Jose Mourinho ka dhënë dritën jeshile për transferimin e Bouaddi-t, bëjnë të ditur mediet spanjolle. Në anën tjetër, marokeni është nën kontratë me francezët e Lille deri në vitin 2029 dhe ka një klauzolë largimi prej 50 milionë eurosh.
Megjithatë, duke ditur që është vetëm 18 vjeç dhe konsiderohet si një yll i ri i mesfushës, janë dy arsyse bindëse që Real Madrid të vendosë të paguajë klauzolën e tij.







