“Nuk është serioze”, kritika të ashpra për pamjen e Neymar në ndeshjen ndaj Marokut (video)

14 Qershor 2026
14:40
Telesport
back button

Edhe pse ishte i dëmtuar, Neymar kishte marrë leje për të qenë i pranishëm në stolin rezervë për të mbështetur shokët e tij të skuadrës, në ndeshjen e parë të Brazilit në grup, ku barazoi 1-1 ndaj Marokut.

Neymar sërish ia doli të jetë në qendër të vëmendjes, dhe këtë herë për shkak të “look-ut” të tij, për të cilin mori kritika të shumta.

Manolo Lama dhe Maldini (Julio Maldonado), dy nga gazetarët/analistët kryesorë në Spanjë, kanë kritikuar haptazi Neymarin për pamjen e tij ndaj Marokut, duke e quajtur jo serioze.

“Thjesht nuk është serioze më atë pamje, është e vërtetë. Nëse do të ishte në zonën VIP, mirë, por ishte në stol”, theksoi Julio Maldonado.

“Thjesht nuk është serioze, dreqi ta marrë, të ulesh aty në stol me varëse dhe orë ari, për çfarë? Për të promovuar markën, apo jo? Ata përqendrohen te Neymar dhe kjo më bën të vjell…”, shtoi Maldini.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit