“Dikush që nuk merr vesh nga futbolli, ka të njëjtin mendim si ty”, Romario i “pamëshirshëm” ndaj gazetares (video)

14 Qershor 2026
13:11
Telesport
back button

Brazili nisi rrugëtimin në Kupën e Botës 2026 me një barazim 1-1 ndaj Marokut. Përveç rezultatit, ajo që mërziti më shumë tifozët e pesë herë kampionëve të botës, ishte loja e dobët e të përzgjedhurve nga Carlo Ancelotti.

Megjithatë, ka dhe nga ata që barazimin ndaj Marokut, nuk e shohin si tragjedi. Në një intervistë fill pas ndeshjes, legjenda Romario u “përplas” me një gazetare vendase, e cila e cilësoi barazimin 1-1 ndaj Marokut si të ishte një humbje. Përgjigjja e Romario-s u bë virale.

“A është barazimi 1-1 ndaj Marokut si një humbje për Brazilin?”, pyeti gazetarja braziliane Fernanda Gentil.

“Duke barazuar 1-1 në ndeshjen e parë të Kupës së Botës kundër Marokut, dikush që nuk di shumë për futbollin do të ketë të njëjtin mendim si ju”, ishte përgjigjja e ish-sulmuesit brazilian, e cila është bërë virale kudo në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit