Zvicra nisi mbrëmë rrugëtimin në këtë Botëror, por duke mos shkuar më shumë se barazimi 1-1 ndaj Katarit. Aziatiakët e drejtuar nga Julen Lopetegui, barazuan në minutat shtesë, duke zënë në befasi helvetët, të cilët kaluan të parët në avantazh me penalltinë e shndërruar në gol nga Breel Emolo.
Pas ndeshjes, kapiteni Granit Xhaka nuk e ka përtypur aspak mirë këtë barazim dhe iu ka “tërhequr” veshin shokëve të skuadrës, duke thënë se iu mungoi disiplina.
“Padyshim që na mungoi disiplina. Gjithashtu duhet të pranosh atë që thotë trajneri. Jo të gjithë duhet të ndihen si shpirti i festës. Nuk morëm një rezultat të mirë, kështu që tani do të shohim se ku ndodhemi dhe të kuptojmë se duhet të bëjmë më shumë në fushë sesa ajo që dhamë në ndeshjen e parë”, tha Xhaka.
Ndeshja e dytë në grup për Zvicrën është ndaj Bosnje-Hercegovinës, rezultati i të cilës do të jetë shumë i rëndësishëm për fatin e helvetëve në këtë Botëror.







