Marcus Thuram analizoi fitoren e Interit ndaj Monaco për “Prime Video”: “Lautaro shënoi tre gola, jam shumë i lumtur për të. Ishte një mbrëmje perfekte”.
Cili është sekreti i Interit?
Jemi një grup lojtarësh që duam të qëndrojmë bashkë, të luajmë dhe të sakrifikohemi për njëri-tjetrin. Kjo është forca jonë.
Sa e rëndësishme ishte shmangia e “play off”-it?
Kalendari është i ngarkuar, ndaj të shmangësh dy ndeshje shtesë është shumë e rëndësishme.
Si arrin ta ndryshosh rrjedhën e lojërave?
Kur hyj në fushë, përpiqem të bëj diferencën. Këtë mbrëmje ia dola dhe jam shumë i kënaqur.







