“Ti nuk je Neymar”, në Francë kritikojnë Mbappe-në: Bëj atë që të bën unik (video)

9 Qershor 2026
17:27
Telesport
back button

Franca fitoi 3-1 ndaj Irlandës së Veriut në miqësoren e fundit para fillimit të Botërorit. Ylli i ndeshjes ishte Michael Olise, i cili shënoi të tre golat. Kylian Mbappe mori kritika të shumta, për shkak të rasteve të pastra të hmbua dhe mbi të gjitha për mënyrën e tij të lojës.

Ish-mesfushori me tipare sulmuese i Francës, tashmë në rolin e analistit, Johan Micoud, ka kritikuar Mbappe-në për stilin e tij të lojës, ku sipas tij duket se po mundohet të kopjojë Neymar-in.

“Dikush duhet t’i thotë Mbappe-së që ai nuk është Neymar. Ndoshta njerëzit nuk guxojnë t’ia thonë, por ai është një lojtar që luan në hapësira dhe jo të kthehet pas për të marrë topin. Nuk duhet të përpiqet të jetë organizator si Neymar, por të bëjë në fushë atë gjë që e bën unik”, tha Micoud.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit