Real Valladolidi u mposht me rezultat 2-1 në shtëpi nga Barcelona në kuadër të javës së 34-të në La Liga. Ndonëse kaluan të parët në epërsi me një gol të Ivan Sanchez në minutën e gjashtë, vendasit nuk ia dolën të rezistojnë duke lëshuar në fund rezultatin.
Tashmë të rënë nga elita e futbollit spanjoll me vetëm 16 pikë të grumbulluara, Valladolidi nuk po luante praktikisht për asgjë. Në fakt tifozët e tyre protestuan në minutën e 12-të ndaj presidentit të klubit Ronaldo Nazario.
500€ fake notes printed and spread among fans at Valladolid asking Ronaldo Nazario to sell the club.
Valladolid confirmed their relegation from La Liga last week. They host Barça tonight. pic.twitter.com/0rTeNnoGhU
— Pol Ballús (@polballus) May 3, 2025
Të gjithë ata që ishin të pranishëm në stadium po mbanin kartëmonedha false të cilat i hodhën në tokë. Kjo në shenjë revoltimi ndaj Ronaldo Nazarios, të cilin e kanë kritikuar për keqmenaxhim të klubit dhe mungesë të investimeve.
Ata kanë kërkuar nga legjenda braziliane që ta shesë klubin, pasi kjo ishte hera e tretë që prej se ai mori përsipër klubin në vitin 2018, që ata bien në La Liga 2.
🫣 Los hinchas del Real Valladolid aprovecharon la visibilidad de jugar contra el Barcelona y en el minuto 12 y lanzaron billetes con la cara de Ronaldo…
🗣️ Además, se podía escuchar el cántico: “¿Dónde están los millones? Ronaldo vete ya”. pic.twitter.com/59t6OCXCZj
— Bolavip (@bolavipcom) May 3, 2025







