Tirana buzëqesh pas kohës shtesë, mund Besëlidhjen kampione e fiton Kupën e FSHB-së

30 Shtator 2024
8:27
Telesport
back button

Kupa e Federatës në basketboll për meshkuj është vendosur pas kohës shtesë, me Tiranën që fitoi 88-86 në finale ndaj Besëlidhjes. Kjo finale, ashtu sikurse gjithë ky event, u zhvillua në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan.

Një ndeshje me rivalitet dhe emocione gjatë gjithë kohës, ku të dyja ekipet dueluan fort për fitoren. Lezhjanët vinin si kampionë në fuqi dhe u dukën pranë fitores, por emri i triumfuesit u vendos pas kohës shtesë, me djemtë e Erkand Karaj që festuan në fund.

Të dyja ekipet kërkuan të “rrëmbenin” trofeun, që në fund u vesh bardheblu, që u treguan më të saktë e konkretë në momentet vendimtare. Gjithsesi, të dyja skuadrat treguan se do të jenë rivale të denja të njëra-tjetrës këtë sezon.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit