Në stadiumin “Elbasan Arena” u zhvillua për dy ditë me radhë Kampionati Kombëtar i Atletikës, eventi më i rëndësishëm i këtij viti në sportin e “mbretëreshës”. Pjesëmarrës ishin rreth 120 atletë nga 11 ekipe.
Tirana për femra dhe Vllaznia për meshkuj janë dy ekipet kampione për këtë vit. Një aktivitet me mjaft rivalitet, që konfirmuan Luiza Gega për femra dhe Franko Burraj për meshkuj si sportistët më të mirë.
Madje atleti shkodran vendosi edhe rekord të ri kombëtar në garën e 200 metrave, duke ndalur kronometrin në kohën 21”03 sekonda. Mjaft atletë u shpallën kampionë në dy disiplina, si Iljana Beqiri, Relaksa Dauti, Luiza Gega, Bledar Mesi e Franko Burraj.
Kampionet-Femra
100m, Paola Shyle (Tirana), 11”95
100m/p, Rexhina Berami (Partizani), 15”42
200m, Iljana Beqiri (Tiana), 25”34
400m, Iljana Beqiri (Tirana), 56”33
400m/p, Livja Topi (Skënderbeu), 1’02”84
800m, Relaksa Dauti (Tirana), 2’10”54
1500m, Relaksa Dauti (Tirana), 4’48”67
3000m, Redia Dauti (Tirana), 10’17”33
3000m/p, Luiza Gega (Tirana), 9’51”71
5000m, Luiza Gega (Tirana), 16’56”66
5000m ecje/sportive, Ejona Cufe (Tirana), 30’09”00
Së gjati, Erisa Rrasa (Vllaznia), 5.20m
Shtizë, Mei Sokoli (Partizani), 33.02m
3hapsh, Marilena Gjata (Mj.Sportive), 10.92m
Së larti, Rexhina Berami (Partizani), 1.55m
4x100m, Tirana, 48”16
4x400m, Tirana, 4’00”44
Sportistja më e mirë: Luiza Gega (Tirana)
Renditja ekipore: Tirana 170 pikë, Skënderbeu 108 pikë, Partizani 50 pikë.
Kampionët-Meshkuj
100m, Leandro Çardaku (Vllaznia), 10”80
110m/p, Milen Caco (Skënderbeu), 14”59
200m, Franko Burraj (Vllaznia), 21”03
400m, Franko Burraj (Vllaznia), 46”46
400m/p, Durjon Idrizaj (Vllaznia), 56”85
800m, Sidrit Kopliku (Vllaznia), 1’59”63
1500m, Sidrit Kopliku (Vllaznia), 4’15”43
3000m, Bledar Mesi (Tirana), 8’58”13
3000m/p, Bledar Mesi (Tirana), 9’45”56
5000m, David Nikolli (Partizani), 14’42”98
5000m ecje/sportive, Gabriel Gjoni (Elbasani), 29’23”06
Disk, Adriatik Hoxha (Teuta), 40.08m
Gjyle, Asgan Zeka (Teuta), 14.40m
Shtizë, Ingri Nelaj (Partizani), 48.63m
Së gjati, Muhamet Çengeli (Vllaznia), 7.37m
3hapsh, Kolindo Kiri (Vllaznia), 14.82m
Së larti, Glenis Haxhija (Vllaznia), 1.90m
4x100m, Vllaznia, 41”49
4x400m, Vllaznia, 3’22”55
Sportisti më i mirë: Franko Burraj (Vllaznia)
Renditja ekipore: Vllaznia 205 pikë, Skënderbeu 95 pikë, Partizani 38 pikë.







