Tirana “leksion” Skënderbeut, bardheblutë ndajnë kreun me surprizën Pogradeci

27 Shtator 2025
18:21
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e javës së tretë të Superligës në volejboll për femra. Në pritje që Partizani kryesues të përballet të dielën me Vllazninë, një dyshe, Pogradeci e Tirana janë ngjitur në krye të klasifikimit provizor.

Tirana kampione në fuqi fitoi fitoi 3-0 (25-13, 25-22, 25-19) ndaj Skënderbeut, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”. Ndonëse pritej një përballje më e fortë, në fushë komandoi skuadra bardheblu, ende e pamposhtur në kampionat.

Po 3-0 (25-5, 25-9, 25-14) fitoi edhe Pogradeci, që mposhti Korabin e vendit të fundit. Një ndeshje që ishte si një stërvitore për liqenoret. Edje Pogradeci nuk ka pësuar ende asnjë humbje në kampionat deri më tani.

Fitoren e parë sezonale korri Partizani, që mundi 3-0 Teutën në kryeqytet (25-12, 25-22, 25-11), duke marrë tri pikë të rëndësishme. Sfidë e komanduar nga vajzat e kuqe, ndjeshëm më superiore në fushë se rivalet durrsake.

Superliga-Femra, java e 3-të

Partizani – Teuta, 3-0

Pogradeci – Korabi, 3-0

Tirana – Skënderbeu, 3-0

Vllaznia – Dinamo, 28 shtator

Renditja: Pogradeci 8 pikë, Tirana 8 pikë, Dinamo 6 pikë, Skënderbeu 4 pikë, Partizani 4 pikë, Vllaznia 3 pikë, Teuta 0 pikë, Korabi 0 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit