Tirana triumfon në finalen e Kupës së Federatës, “leksion” rivaleve të Flamurtarit

30 Shtator 2024
8:18
Telesport
back button

Tirana në basketboll për femra e ka nisur mbarë sezonin e ri 2024-2025, duke fituar Kupën e Federatës. Në finalen e luajtur në pallatin e sportit “Tomorr Sinani” në Elbasan, ku dhe u zhvillua ky aktivitet, vajzat bardheblu fituan 84-63 ndaj Flamurtarit.

Një ndeshje e komanduar dhe fituar me meritë nga skuadra e trajneres Mirza Alibegaj, ndjeshëm më superiore në parket. Të dyja ekipet, të përforcuara edhe me basketbolliste të huaja, dhanë më të mirët në fushë.

Gjithsesi, Tirana ishte një “marsh” më lart se vlonjatet, duke u konfirmuar si një pretendente për titullin edhe këtë sezon. Flamurtari nuk arriti dot të dalë në lojën e tij, duke u larguar kokëulur nga fusha dhe pa trofe.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit