Tjetër dështim për Djokovic, debuton me humbje në Madrid dhe nuk arrin dot të fitojë turneun nr.100

26 Prill 2025
18:23
Telesport
back button

Titulli nr.100 në karrierë për Novak Djokovic po kthehet në një makth. Ish-numri 1 në botë u mund sot në turneun Masters të Madridit nga italiani Matteo Arnaldi.

Një humbje që erdhi në debutimin e serbit në këtë turne, në raundin e dytë të tij (6-3, 6-4 rezultati i seteve). Një ndeshje që zgjati një orë e 40 minuta, ku Djokovic ishte shumë larg asaj që pritej.

Kjo nuk është hera e parë këtë sezon që Djokovic eliminohet kaq shpejt, duke përsëritur rezultatet e tij të dobta. Këtë herë ndaj numrin 30 në botë, në një turne që e ka fituar tri herë në karrierë.

Arnaldi bëri një ndeshje të mirë në fushat me dhè të turneut spanjoll, duke avancuar në raundin e tretë. Ndërsa Djokovic rikthehet shumë shpejt në shtëpi.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit