Toni Kroos: “Gruaja ime u lumturua, kurse djali i madh jo! Ka parë 4 finalet e mia të Champions…”

23 Tetor 2024
17:28
Telesport
back button

Toni Kroos ka zbuluar se djali i madh dhe Ancelotti janë mërzitur me largimin e tij nga futbolli, kurse bashkëshortja është lumturuar shumë.

“E vërteta është se për gruan time nuk ishte një vendim i vështirë. Ne e morëm bashkë vendimin. Nuk ishte një surprizë për familjen tonë, sepse kishim muaj që e bisedonim. Gruaja u lumturua shumë, sepse do të jem më shumë me të në shtëpi”.

“Vështirësinë e pata me djalin e madh. E di sesa qejf ka të më shohë në TV apo në stadium. Ai ka qenë pranë meje në 4 finale të Champions League. Ishte e vështirë për të”.

“Më e vështirë ishte t’ia thoja trajnerit Ancelotti. Ai priste që unë të qëndroja. Të gjitha gjërat në jetë e kanë një fund dhe e dija se ai nuk do të nevrikosej me mua”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit