Te Tottenham mund të ketë një mini-revolucion këtë verë, me disa lojtarë “big” që mund të largohen. Sipas “The Telegraph”, klubi është i gatshëm të dëgjojë ofertat për një mori lojtarësh, duke përfshirë edhe Richarlison.
Trajneri Ange Postecoglou është shpreur se do të dëshironte të nënshkruante me një sulmues të ri këtë verë. Ndërkohë që, ofertat për Richarlison nuk kanë munguar, sidomos nga Arabia Saudite.
Ndaj dhe klubi ka vendosur t’i shqyrtojë ato para se të vendosë për sulmuesin brazilian. Spurs do të dëgjojnë gjithashtu ofertat edhe për Pierre-Emile Hojbjerg e Emerson Royal, që mund të lënë klubin këtë verë.
Mediat britanike sqarojnë se londinezët nuk kanë dëshirë të largojnë Yves Bissouma, por nëse do të vijë një ofertë tërheqëse për mesfushorin, gjithçka mund të ndodhë. Gjithçka do të vendoset pas përfundimit të sezonit.