Totti “harbohet” me partneren e re, pa iu fshehur kamerave. Kjo ishte përgjigja për dokumentarin e Ilary Blasi?!

6 Dhjetor 2023
13:01
Alfred Lleshi
back button

Ndërkohë që stuhia mediatike është ndezur prej publikimit të filmit-dokumentar të Netflix, “Unica”, në të cilin Ilary Blasi tregoi versionin e saj të ngjarjeve, që çuan drejt ndarjes nga ish-bashkëshorti i saj, ndjekur nga një intervistë me “Verissimo”, Francesco Totti ka vendosur të shfaqet i lumtur me partneren e tij të re, Noemi Bocchi. Çifti u kap nga “Chi” në qëndrime intime dhe pasionante në restorantin “Matricianella” të Romës.

“Totti dhe Noemi dolën për darkë dhe sapo vunë re praninë e fotografit donin të komunikonin gjendjen e tyre shpirtërore: të buzëqeshur, të lumtur, të dashuruar. Sikur të mos i kishte mërzitur ‘Unica’. Kjo është përgjigja e tyre”, – lexojmë në revistën e njohur italiane të lajmeve rozë.

(foto di Chi)

“Të bëjë dhe thotë çfarë të dojë”. Kështu iu është përgjigjur Totti atyre që i kërkuan të komentojë rrëfimin e Ilary Blasit për divorcin, ndërsa Noemi iu ka përsëritur shoqeve mosinteresimin e saj për këtë temë, duke bërë të qartë se nuk e kishte parë as dokumentarin.

Mësohet se Totti duket më shumë i mërzitur për përfshirjen e Noemit në dokumentar (që asnjëherë nuk u thirr me emër nga Ilary, edhe pse fliste për të) dhe fëmijëve, që duhet të durojnë këtë valë të re mediatike.

Prej një viti e gjysmë të gjithë kanë folur për të, por Noemi Bocchi është përgjigjur gjithmonë me heshtje, edhe nëse ka pasur disa referenca thumbuese. E fundit? Fraza e shpërndarë në Instagram për shumë është një “shigjetë” e qartë për Ilary Blasi: “Nuk kam kohë për gjëra që janë të pavlera”.

Rrëfimi i gjatë i Ilary Blasi për divorcin e bujshëm me Totti: Më poshtëroi si grua dhe si nënë

Lajme të tjera

Lajmet e fundit