Tragjedi në motoçiklizëm, dy viktima pas një aksidenti të rëndë në pistë (video)

28 Gusht 2023
13:02
Telesport
back button

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në garat e kampionatit kombëtar brazilian të Moto 1000. Në pistën e Zilvar Beux të Cascavel, në shtetin e Panama, dy pilotë kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë, që në startin e garës.

Në fundin e xhiros së parë, në një dalje nga kthesa, motor ii 42-vjeçarin Andre Verissimo Cardoso është rrëzuar dhe piloti mbeti në mes të pistës. Ai u ngrit në këmbë dhe bëmte me gjeste që të tjerët që vinin pas tij ta kishin kujdes.

Por njëri nga pilotët, 38-vjeçari Erico Verissimo da Rocha, nuk arriti dot ta shmangte përplasjen dhe e goditi me gjithë shpejtësi. Për pasojë, edhe ai u rrëzua në pistë.

Gara u ndal menjëherë dhe dy pilotëve iu dha ndihma e shpejtë mjekësore që në pistë, por gjendja e tyre shëndetësore ishte e rëndë. Për pasojë, të dy pilotët ndërruan jetë pak minuta pasi kishin mbërritur në spital.

Pas atij incidenti gara u ndërpre dhe organizatorët vendosën të mos e zhvillojnë më në shenjë respekti për dy pilotët që humbën jetën në pistë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit