Trajneri Chivu merr “frenat” e skuadrës, në dyshim e ardhmja e një prej senatorëve

10 Qershor 2025
10:43
Telesport
back button

Tashmë që është konfirmuar trajneri i ri i Inter, Cristian Chivu, pritet të mësohet edhe më shumë ne lidhje me të ardhmen e disa prej lojtarëve. Ose më saktë, të disa prej senatorëve.

Mes tyre është Francesco Acerbi, i cili sipas “La Gazzetta dello Sport”, nuk është më i sigurt se do të mbetet te “zikaltërit” pas lamtumirës së trajnerit Inzaghi.

37-vjeçari ka ende edhe një vit të mbetur në kontratën e tij, por mund të largohet këtë verë nëse klubi vendos të ushtrojë një klauzolë të njëanshme të largimit, e pranishme edhe në kontratat e lojtarëve të tjerë si Sommer, De Vrij dhe Darmian.

Acerbi, duke parë moshën e madhe, mund të lërë klubin për një aventurë të re, ndoshta edhe në Arabi. Gjithsesi, ai është dalluar në mjaft ndeshje të rëndësishme, duke qenë i pakalueshëm në mbrojtje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit