Në konferencën e sotme për shtyp para sfidës së fundjavës ndaj Chelsea, trajneri i Burnley, Scott Parker, foli edhe për Armando Brojën dhe ka shumë gjasa që sulmuesi shqiptar të jetë i gatshëm për këtë takim.
Parker e konsideron Brojën si një top lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin, ndryshe nga një pjesë e mirë e tifozëve shqiptarë që kanë vetëm kritika për të, për shkak të paraqitjeve të fundit.
“Kyçi i këmbës së Armandos është mirë, nuk është aq keq sa u duk dhe sa menduam fillimisht. Ka qenë në fushë dje dhe sot, të shohim si do të reagojë nesër. Por, për momentin duket mirë. Jam i kënaqur që lëndimi nuk ka sjellë ndonjë rikujtim të hodhur nga e kaluara sepse është Broja top lojtar dhe shumë i rëndësishëm për ne”, tha Parker.
Në rast se Broja nuk ia del të jetë i gatshëm për sfidën ndaj ish-ekipit të tij, Chelsea-s, atëherë rikthimi pas një jave ndaj Brentford është i sigurt.







