Trajneri i Partizanit nuk gjen dot fjalë: Nuk e di pse ndodhin disa gjëra, sikur jemi të mallkuar. Disa lojtarë jashtë forme, do flas me bordin drejtues sepse…”

3 Tetor 2025
22:36
Telesport
back button

Partizani ka pësuar humbjen e katërt brenda 6 javësh dhe gjithashtu te treten me të paktën 3 gola të pësuar (Vllaznia-Partizani 4-1, Bylis-Partizani 3-1, Partizani-Tirana 0-3) “Demat e Kuq” kanë arritur vetëm 4 pikë deri tani, teksa drama e mbrojtjes me 11 gola të pësuar dhe sulmit “apatik” dhe të shterpë vazhdojnë.

Trajneri i Partizanit, Mladen Milinkoviç, foli pas humbjes 0-3 në derbin ndaj Tiranës. Në prononcimin e dhënë për emisionin “Super Gol”, ai la të hapur edhe mundësinë për një largim të mundshëm, pas situatës së vështirë që klubi i kuq po kalon:

“E kishim përgatitur ndeshjen në një mënyrë të mirë dhe kërkonim rezultat pozitiv pas 3 ndeshjeve me rezultat negativ. Nuk e di pse ndodhin disa gjëra, sikur jemi të mallkuar. Ndodhën disa gjëra që nuk i deshëm. Goli i parë, u dëmtuan Hoxha dhe Preka. Ishin zëvendësime të detyruar që nuk i deshëm. Po mundohem të gjej arsyen pse këto 2 muaj po ndodhin këto gjëra. Nuk mund të them që lojtarët nuk deshën, dhanë maksimumin, por në futboll ndonjëherë kjo nuk është e mjaftueshme.

Nuk është kjo më e mira, ka shumë mungesa, zëvendësime të detyruara. Skukën u detyruam ta fusim, edhe pse në këtë 1 javë nuk është stërvitur plotësisht. Kur humbet gjithkush mund të ketë mendimin e vetë. Formacioni ka të bëjë me formën aktuale të lojtarëve. Garsia nuk bëri keq, e njëjta gjë edhe për Koten.

Në stërvitje provojmë dhe gjëra të tjera, por në ndeshje, nuk del në mënyrën që ti dëshiron. Kur humbet nuk e ke të drejtën të flasësh shumë dhe duket sikur kërkon halibi.

Në stërvitje kërkuam që më shumë të foksuohemi nga ana jonë e djathtë. Por për disa arsye u krijua më shumë lojë në krahun e majtë. Përveç problematikës së lëndimeve, shqetësuese është dhe forma e lojtarëve. E kemi shumë të vështirë të përzgjedhim 11-shen.

Ka shumë lojtarë që janë jashtë formës për momentin dhe nuk po kontribuojnë për ekipin. Patjetër që për çdo ekip, më e mira është që formacioni të dihet dhe ndryshimet të jenë shumë të vogla në varësi të kartonëve.

Në këto 6 ndeshje, 2-3 zëvendësime kanë qenë gjithmonë të detyruara. Statistikat katastrofike? Do të flas me bordin, do të të degjoj çfarë kanë për të thënë, nuk është e lehtë, sepse kjo është një situatë që përsëritet javë pas jave”, u shpreh Milinkoviç.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit