Lamine Yamal ka zyrtarisht statusin e futbollistit më të kushtueshëm në botë. Transfermarkt është sajti më i njohur në botë për vlerësimin e lojtarëve dhe e ka renditur spanjollin të parin në listë.
Sulmuesi i Barcelonës tashmë vlerësohet 200 milionë euro, edhe pse është vetëm një 17-vjeçar.
Lamine Yamal e mbylli sezonin futbollistik me 18 gola dhe 25 asiste në 55 ndeshje në të gjitha kompeticionet. Shifra realisht spektakolare. Ai është fitues i titullit kampion dhe i Kupës së Spanjës. Kushedi sa do të rritet vlera e tij në vitet në vijim.







