Tri ekipe sigurojnë një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë për femra, shpreson edhe Dinamo

22 Nëntor 2025
17:46
Telesport
back button

Janë luajtur ndeshjet e raundit të katërt të Kupës së Shqipërisë në volejboll për femra, që kanë sjellë edhe zyrtarizimin e tri skuadrave të para që avancojnë në fazën gjysmëfinale. Vetëm në Grupin B duelohet për një vend.

Në këtë grup, Tirana fitoi 3-0 ndaj Vllaznisë në (25-17, 25-13, 25-11), një ndeshje e dominuar totalisht nga bardheblutë. Me 12 pikë të plota, ekipi kampion avancon metamatikisht në gjysmëfinalet e Kupës së Shqipërisë.

Një hap përpara bën Dinamo, që fitoi 3-1 ndaj Teutës në Durrës (25-16, 25-17, 20-25, 27-25) dhe ndodhet e vetme në vendin e dytë. Një ndeshje mjaft e bukur, ku të dyja ekipet kërkuan fitoren, por kryeqytetaset arritën të triumfojnë në fund.

Nqë Grupin A, Pogradeci mundi 3-0 Korabin (25-6, 25-12, 25-16), një ndeshje që ishte si një stërvitore për liqenoret. Skuadra e Pogradecit mban e pamposhtur vendin e parë dhe siguron kualifikimin bashkë me Skënderbeun.

Korcaret, në ndeshjen e tyre, mundën 3-0 Partizanin (25-21, 25-18, 25-19). Skuadra kryeqytetase nuk kishte forcën të rivalizonte ndaj Skënderbeut, që shkëputej gradualisht dhe e meritoi fitoren, duke siguruar vendin e dytë.

Femra – Grupi A (java 4)

Partizani – Skënderbeu, 0-3

Korabi – Pogradeci, 0-3

Renditja: Pogradeci 12 pikë, Skënderbeu 9 pikë, Partizani 3 pikë, Korabi 0 pikë.

Femra – Grupi B (java 4)

Vllaznia – Tirana, 0-3

Teuta – Dinamo,1-3

Renditja: Tirana 12 pikë, Dinamo 6 pikë, Teuta 3 pikë, Vllaznia 3 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit