Bayern ka probleme serioze në mbrojtje përpara ndeshjes me Interin në Champions League. Bavarezët janë të pafat, sepse kjo është faza më delikate e sezonit futbollistik.
Neuer, Upamecano dhe Davies janë mungesat e mëdha të rekordmenëve të kampionatit gjerman kundër zikaltërve. Trajneri Kompany po mendon një plan si të kompensojë këto mungesa.
Guerreiro është opsioni i parë si mbrojtës i majtë, por jo i vetmi. Kompany mendon se edhe Stanisic mund të luajë si mbrojtës i majtë, edhe pse jo si rol natyral.
“Boey? Jo, ai nuk mund të luajë në të majtë. E shijon shumë lojën kur luan në krahun e djathtë”, u shpreh tekniku belg për gazetarët.
Formacioni i Bayern kundër Interit me shumë mundësi do të jetë me Urbig në portë, më pas me Stanisic, Dier, Kim, dhe Laimer në mbrojtje. Kimmich dhe Goretzka pritet të mbajnë mesfushën dhe të suportojnë treshen ofensive Olise-Musiala-Sané. Në majë të sulmit, i përhershmi Harry Kane.







