Tyson Fury mund të rikthehet në ring pas deklaratës për të mos dueluar më, i joshur nga ideja e “hakmarrjes” ndaj Oleksandr Usyk dhe zhvillimit të një triologjie mes tyre. Por, nga ana tjetër, edhe zhvillimi i një dueli me Anthony Joshua do të ishte një përballje e madhe, madje shumë fitimprurëse.
Fury humbi dy duelet e fundit në ring, të dyja ndaj Usyk, duke humbur edhe titullin e kampionit të botës në peshën e rëndë. Ai njoftoi se do të tërhiqej në janar, por së fundmi ka publikuar rregullisht pamjet e tij duke u stërvitur, duke nxitur spekulimet se një rikthim është i afërt.
Menaxheri i tij Frank Warren tha për “Sky News”: “Për britanikët, përballja mes Tyson dhe Joshua është lufta që nuk ka ndodhur ended he që duan ta shohin. Ndoshta do të ndodhë, kush e di? Pra, kjo është një sfidë që tërheq shumë. Megjithatë, sfida e një përballjeje të tretë me Usyk mund të frymëzojë Fury”.
“Tyson kërkon edhe të marrë duelin e tretë me Usyk, për të marrë hak për atë që ndjen Brenda vetes. Ai e ndjen se të paktën sfidën e parë e kishte të fituar, por edhe të dytën. Edhe kjo triologji do të ishte një sfidë e madhe për fansat e boksit“, tha Frank Warren.







