Tashmë që Juventus zyrtarizoi rinovimin e kontratës së Igor Tudor klubi po mendon edhe për ndërtimin e një ekipi konkurrues në kampionat dhe Champions League. Testi i parë do të jetë Botërori i klubeve që nis këtë fundjavë.
“Jam i lumtur që do të fillojmë bashkë këtë sezon të ri. Tani po përgatitemi për Kupën e Botës për klube, ku duam të bëjmë gjëra të mëdha. Forza Juve“, ka qenë komenti i parë i Tudor pas rinovimit të kontratës.
Ka shumë lojtarë që do të largohen nga Continassa këtë verë. Një listë e gjatë objektivash dhe “tepricash” që drejtuesit e Juventus do të duhet të menaxhojnë edhe sipas udhëzimeve të diktuara nga Comolli dhe indikacioneve të Tudor.
Një prej tyre është Federico Gatti, që pëlqehet prej kohësh nga Napoli. E njëjta gjë vlen edhe për Andrea Cambiaso, që mund të përfundojë te Milan në rast të largimit të Theo Hernandez (e ka kërkuar edhe Manchester City).
Edhe portieri i Juventus, Michele Di Gregorio, ka disa admirues dhe, nëse do të mbërrinte një ofertë e mirë klubi mund të vendosë ta shesë atë dhe të fokusohet shumë te Marc-Andrè ter Stegen për ta zëvendësuar.
Historia është disi ndryshe për Milik, aventura e të cilit në Juve tani po i vjen fundi pas një viti të kaluar në infermieri. Sulmuesi është thirrur për Botërorin e klubeve, por fati i është vulosur. Në dilemë është e ardhja e Vlahovic, që ka disa të interesuar







