Tyson Fury këmbëngul se nuk ka ndërmend të rikthehet në ring. Në janar të këtij viti ai deklaroi se do të tërhiqej nga sporti, por kohët e fundit janë shtuar spekulimet se boksieri britanik mund të rikthehej për një përballje me Anthony Joshua.
“Mbreti Cigan”, në një deklaratë për “Sky sports” konfirmoi tërheqjen e tij: “Për çfarë arsye duhet të rikthehem të boksoj? Të fitoj më shumë tituj? Kam fituar 22 prej tyre përgjatë gjithë karrierës time”.
“Jam goditur, kaq. Ata më kanë përdorur. Por jam i lumtur. Jam i lumtur, i kënaqur me atë që kam arritur në gjithë këto vite që kam boksuar. Kam qenë nëpër botë dhe jam kthyer përsëri”, deklaroi më tej Tyson Fury.
“Kjo është dalja në pension për “Mbretin Cigan”. Nuk kam asnjë dëshirë të rikthehem në ring dhe të më godasin në fytyrë. Për çfarë do të kthehesha? Ia bëj shpesh këtë pyetje vetes”, deklaroi Fury, tashmë 36 vjec.
Në fund, gjigandi britanik (2.06 metra i gjatë), tha: “Jam në pension dhe do qëndroj i tillë. Nuk kam asgjë për t’i provuar askujt dhe asgjë për të cilën të shpërblehem”. Fury e mbylli karrierën me 34 fitore, 2 humbje e 1 barazim.







