Në merkaton e verës së vitit 2023, Manchester City transferoi Matheus Nunes nga Wolves për 62 milionë euro. Guardiola në atë kohë ishte i bindur që mesfushori portugez do të ishte një zëvendësues i denjë për Rodri-n.
Por, sot Guardiola mendon që Nunez nuk bën punë në atë rol, nuk është inteligjent për të mbuluar një pozicion si ai i Rodri-t, ndaj e ka përshtatur atë si mbrojtës i krahut të djathtë.
“Matheus Nunes mund të bëhet një mbrojtës i djathtë i mirë për shkak të fizikut të tij. Ai nuk është një lojtar për të luajtur në qendër të mesfushës, sepse nuk është mjaftueshëm inteligjent dhe i mungon qetësia e nevojshme.
Ai e bëri mjaft mirë punën e tij për të mbuluar Bruno Fernandes, ndaj do të vazhdojë të luajë në krahun e djathtë ku na ka ndihmuar shumë”, tha Guardiola pas derbit ndaj Manchesterit.







