50 sportistë, mes tyre futbollistë, trajnerë, boksierë e lojtarë kriketi, kanë nënshkruar një letër, duke kërkuar nga UEFA përjashtimin e Izraelit nga garat ndërkombëtare, për shkak të “genocidit në Gaza”. Ndër ta janë Anwar El Ghazi, Cheick Doucouré (Crystal Palace), Hakim Ziyech, Sam Morsy, trajneri Nigel Pearson, kriketisti Moeen Ali dhe boksieri Zak Chelli.
Në dokumentin e siguruar nga “The Athletic”, sportistët theksojnë: “Sporti nuk mund të qëndrojë në heshtje kur nga soji ynë dhe civilë, përfshirë fëmijë, po vriten masivisht në Gaza”. Letra nderon edhe futbollistin palestinez Suleiman al-Obeid, i njohur si “Pelé palestinez”, i vrarë nga ushtria izraelite teksa priste ndihma humanitare. Mohamed Salah reagoi: “A mund të na thoni si, ku dhe pse vdiq?”
Ky apel kërkon që UEFA ta pezullojë menjëherë Izraelin derisa të respektojë ligjin ndërkombëtar: “Sporti nuk mund të jetë neutral ndaj padrejtësive. Heshtja do të thotë të pranosh se disa jetojnë më pak”. Edhe ekspertë të OKB-së, mes tyre Francesca Albanese, i bënë thirrje FIFA-s dhe UEFA-s për përjashtimin e Izraelit, duke kujtuar precedentët me Rusinë, pas pushtimit të Ukrainës. Fansat e Galatasaray shpalosën pankarta pro Palestinës në ndeshjen kundër Liverpool-it.







