UEFA tallet me Arsenalin dhe Chelsean, kushte qesharake për finalen!

10 Maj 2019
9:51
Eraldo Harlicaj
back button

UEFA po përballet me një vorbull kritikash në lidhje me shpërndarjen e biletave për ndeshjen finale të Europa Leagues. Tifozët e Chelseas dhe Arsenalit, por dhe vetë klubet janë irrituar shumë me institucionin më të lartë të futbollit në Europë kur kanë mësuar se kanë në dispozicion vetëm 6000 bileta. 

Finalja e madhe do të luhet në Azerbajxhan, në stadiumin Olimpik të Bakusë me një kapacitet prej 68.700 vendësh. Dorëzimi i vetëm 6 mijë biletave për klubet është një shifër jashtëzakonisht e ulët duke ditur dhe tifozerinë e zjarrtë që kanë të dy klubet angleze. 

Klubi i Arsenalit ka dhënë informacionin për The Guardian: "Jemi njoftuar nga UEFA se të dy klubet do të kemi në dispozicion vetëm 6 mijë bileta. Po punojmë me UEFA-n që të kemi më shumë bileta në dispozicion, pasi kjo shifër është shumë pak për tifozerinë tonë. Ne kemi mijëra tifozë që kanë qenë pjesë e rrugëtimit tonë në Europa League dhe me këtë ndarje nuk do të jenë në gjendje ta shohin ndeshjen nga stadiumi". 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit