Usyk i thur lavde Fury: Ai është një legjendë, duelet ndaj tij më të vështirat në karrierë

14 Qershor 2025
8:54
Telesport
back button

Boksieri ukrainas Oleksander Usyk (23 fitore e asnjë humbje) përgatitet për revanshin që do të zhvillojë në mes të kësaj vere ndaj Daniel Dubois, sfidë që do të unifikojë titujt kampionë bote në peshën e rëndë.

Në një deklaratë të shkurtër, ai kujton dy sfidat me Tyson Fury, të cilin e vlerëson shumë si rival dhe si njeri. “Kanë qenë fitore të vështira ndaj tij, pasi ai e ka treguar veten se është një kampion”, tha Usyk, i pamposhtur në ring.

Ai është një djalë shumë, shumë i hapur, i thjeshtë. Ai është tashmë një legjendë. Ai është një boksier i njohur në të gjithë botën duke folur në gjuhë shumë të thjeshtë për përvojën e jetës, për familjet, për gjërat e zakonshme”, tha Usyk.

Boksi është jeta ime. Ndoshta shumë njerëz thonë se po lë një trashëgimi të madhe në ring, por unë nuk mendoj për këtë. Trashëgimia ime janë fëmijët e mi. Çfarë do të ndërtoj, çfarë do të bëj tani për Ukrainën”, tha Usyk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit