Vajza e Michael Schumacher në altar, martohet në një ceremoni sekrete në Majorka (foto)

29 Shtator 2024
17:18
Telesport
back button

Ditë gëzimi në familjen Schumacher. Gina-Maria, vajzat e ish-pilotit gjerman Michael Schumacher, u martua të shtunën me bashkatdhetarin e saj Iain Bethke, me të cilin është e lidhur prej gati shtatë vitesh.

Ceremonia u mbajt në vilën luksoze në Palma de Mallorca, në kodrat e Port d’Andratx, e blerë në vitin 2017 nga Corrine Schumacher, bashkëshortja e pilotit. Gazeta “Ultima Hora” ka konfirmuar ceremoninë, por pa dhënë shumë detaje.

Nuk dihet nëse në këtë ceremoni ka qenë Michael Schumacher, 7 herë kampioni i botës në Formula 1. I pranishëm ka qenë vëllai i tij, Ralf Schumacher, i shoqëruar nga partneri i tij Etienne Bosquet-Cassagne (para pak kohësh deklaroi homoseksualitetin e tij).

Çifti, të bashkuar nga pasioni për kuajt, shpallën martesën e tyre janarin e kaluar, por pa konfirmuar datën e saktë të ceremonisë, që u zhvillua një ditë më parë. Mësohet se ajo zgjati vetëm 30 minuta.

Gina Schumacher ka postuar një foto me bashkëshortin e saj të ri në profilin e saj në Instagram. Dy bashkëshortët janë të lidhur nga pasioni për kuajt. Një pasion i trashëguar nga nëna e saj Korina, e cila ishte një kalorës e shkëlqyer.

Ajo është edhe motra e madhe e Mick Schumacher, që ndoqi gjurmët e babait të tij, duke garuar edhe për dy sezone në Formula 1. Aktualisht ai është piloti i tretë i Mercedes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit