Valentino Rossi shkëlqen edhe mbi 4-rrota, siguron podiumin e parë në garat me makina

18 Janar 2023
12:12
Telesport
back button

Piloti italian Valentino Rossi, ikona e garave të motoçiklizmit, ka arritur podiumin e parë në karrierën e tij në garat me makina. Ai u klasifikua në vendin e tretë me makinën BMW M4 GT3, në garën 24-orëshe të Le Manshit.

Ai garoi bashkë me kolegët Maxime Martin, Sean Gelael, Tim Whale e Max Hesse. “Doktori” bashkë me kolegët e tij të makinës bënë një garë të mirë, duke u renditur pas makinës tjetër BMW të pilotuar nga Mohammed Al Saudm Dries Vanthoor, Jean-Baptiste Simmenauer, Diego Menchaca e Jens Klingmann. Në vendin e dytë u rendit makina Porsche e pilotëve Ralf Bohn, Daniel Allemann, Robert e Alfred Renauer.

Dy makinat e para kompletuan në total 621 xhiro, ndërsa skuadra e Valentino Rossi 619 xhiro. Për Valentino Rossi, ky është podiumi i parë në karrierë në këtë aventurë të re, ndërkohë që gara e radhës do të jetë ajo 12-orëshe e Bathurst (Australi). Piloti italian ka qenë shumë i lumtur për këtë rezultat dhe ka festuar gjatë me skuadrën e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit