Van Dijk: Ky sezon do të jetë shumë i vështirë për Liverpool

6 Tetor 2025
8:26
Telesport
back button

Humbja 1-2 ndaj Chelsea është e treta radhazi për Liverpool, që duket se ka hyrë në një krizë. Tashmë “reds” nuk janë më në vendin e parë në Premier League.

Kjo duket se është periudha më e vështirë me të cilën po përballet skuadra e Liverpool, që dominoi Premier League sezonin e kaluar.

Mbrojtësi dhe kapiteni Virgil van Dijk nuk e fsheh zhgënjimin. “E kam thënë shumë herë se ky sezon do të jetë i vështirë për ne”, tha holandezi.

Nuk ka të bëjë vetëm me atë që ndodh në fushë, por edhe me atë që ndodh jashtë saj. Më parë fitonim ndeshjet në sekondat e fundit. Tani jemi në anën tjetër të gardhit“, tha Van Dijk.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit