Varësia nga gazi i të qeshurës: Lojtari i Premier League gjendet pa ndjenja në shtëpinë e tij

9 Maj 2024
16:41
Denis Hakanaj
back button

Një lojtar i Premier League thuhet se u gjet pa ndjenja nga mjekët në banesën e tij pasi kishte abuzuar me oksid azoti prillin e kaluar.

Familjarët e tij thuhet se kanë kërkuar ndihmë pasi ishin në dijeni të varësisë ndaj të ashtuquajturit “gazi i të qeshurës”.

Në shtëpi futbollisti, siç raporton Daily Mail, u gjet i rrethuar nga cilindra të paligjshëm të oksidit të azotit. Posedimi i kësaj substance është i ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar, por policia vendosi të mos fillojë asnjë ndjekje penale.

Lojtari në fjalë, në fakt, do të kishte ndërmarrë tashmë një proces rehabilitimi në të kaluarën, ku klubi i tij i kishte garantuar të gjithë mbështetjen e nevojshme, por më pas ka rënë sërish në varësi.

Rreziqet e substancës

Përdoruesit e oksidit të azotit e shohin atë një mënyrë ekonomike për të përjetuar një ndjenjë euforie dhe shtrembërime shqisore.

Por rreziqet janë të shumta dhe serioze: asfiksia nga mungesa e oksigjenit, humbja e vetëdijes, djegie nga të ftohtit e gazrave të nxjerrë, çorientim, marramendje, rënie, çrregullime neurologjike, hematologjike, psikiatrike apo kardiake.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit