Edhe pse nuk ka qenë titullar i rregullt këtë Kupë Bote, Lautaro Martinez ka qenë vendimtar për Argjentinën, duke shënuar dy gola dhe ka dhënë 1 asist. Me futjen në lojë të Lautaros në minutat e fundit, loja e Argjentinës ka ndryshuar komplet për mirë.
Ai ka qenë protagonist në dy përmbysjet e mëdha të Argjentinës, në fazën e 1/16-ve, 3-2 ndaj Egjiptit dhe në gjysmëfinale 2-1 ndaj Anglisë.
Duke parë formën e mirë të treguar në Botëror, Inter ka vendosur të rrisë ndjeshëm vlerën e sulmuesit argjentinas në treg. Nëse para Botërorit, Lautaro kushteonte 85 milionë euro, sot vlera e tij sipas La Gazzetta dello Sport është 120 milionë euro.
Lautaro është nën kontratë me Interin deri në vitin 2029.







