Max Verstappen nuk mundi ta shfrytëzonte plotësisht seancën e mëngjesit të martën në mëngjes për shkak të shiut, por të premten ai përfundoi 118 xhiro në Red Bull RB22 gjatë një dite të plotë testësh në Barcelonë.
Piloti holandez kishte frikë se do të kalonte më shumë kohë në garazh sesa në pistë në Barcelonë, por në vend të kësaj ai arriti të grumbullonte kilometra. “Ishte mirë që u rikthyem në pistë këtë javë,” tha Max Verstappen.
“Mëngjesin e parë që isha në makinë, nuk munda të bëja shumë xhiro për shkak të motit, por e premtja shkoi mirë. Bëmë shumë xhiro dhe kjo ishte çelësi. Mësuam shumë dhe padyshim që ka ende shumë gjëra që duam të eksplorojmë, por është një fillim i mirë”, tha holandezi.
Më tej, 4 herë kampioni i botës tha: “Kaq shumë punë është bërë në këtë njësi fuqie vitet e fundit, dhe ta shihje të montuar në makinë dhe, në ditën e parë, të bëje kaq shumë xhiro menjëherë ishte fantastike”.
“Kishte shumë fytyra të emocionuara në garazh, dhe ishte vërtet e veçantë. Gjithçka është ende një punë në zhvillim e sipër, por kemi filluar mjaft mirë. Na duhet kohë për të kuptuar motorin dhe për të bërë ndryshime në konfigurim”, shtoi Verstappen.
“Duhet të përpiqemi të bëjmë sa më shumë xhiro të jetë e mundur dhe të provojmë sa më shumë gjëra të jetë e mundur gjatë ditës. Mendoj se po ia dalim mbanë, dhe ky është qëllimi i këtij testi. Ka ende shumë punë për të bërë para se të shkojmë në Bahrein“, tha holandezi.







