Hamilton: Një Ferrari inkurajuese mund të duelojë për fitoren, më duhet të rris përqendrimin tim

20 Korrik 2026
13:00
Telesport
back button

Pas 10 garave të para të sezonit 2026 në Formula 1, mund të thuhet se Lewis Hamilton i ka dhënë një shtysë përvojës së tij me Ferrari. Anglezi ka arritur të kthehet te fitorja dhe aktualisht është i dyti në kampionatin e pilotëve, ndjekësi më i afërt, me 45 pikë pas liderit Kimi Antonelli.

Dhe në krahasimin e brendshëm me Charles Leclerc, ai është 33 pikë përpara, një situatë që ishte e vështirë të parashikohej në prag të këtij botërori. Një statistikë në veçanti e ilustron qartë këtë Hamilton “të ri”: Ai ka shënuar 159 pikë, 3 më shumë sesa kishte mbledhur në të gjithë sezonin e tij 2025.

Megjithatë, duhet theksuar se në dy garat e fundit, Charles Leclerc ishte më i shpejtë se ai dhe Hamilton dukej se pësoi një goditje të vogël morale. Në intervistën e tij pas garës në Belgjikë, Leëis Hamilton nuk tregoi ndërmend të ulte vigjilencën dhe ishte pak i ashpër me veten.

Të jesh i katërti dhe të kesh ritmin që kemi treguar në përgjithësi si ekip është vërtet inkurajuese. Megjithatë, mendoj se kemi ende shumë rrugë për të bërë. Nuk mund t’i përballoj fundjavat si kjo, duke pasur parasysh atë që bëmë të shtunën. Kështu që për javën tjetër, do të duhet të rris nivelin tim të përqendrimit“, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit